Prej datës 21 marsi, ka nisur në ekranin e ABC Neës, emisioni “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhës”, i cili do t’i shoqërojë shqiptarë çdo mëngjes. Ai do t’i informojë të gjithë me të rejat e shtypit të ditës dhe më pas do të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve.
Sot, një prej tyre ka telefonuar i revoltuar dhe i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë në dorë fatet e vendit, të bëjnë kujdes me sistemin shëndetësor, pasi është shumë i rëndësishëm.
“Nuk dua të merrem me këta të politikës, sepse duket ashiqare që secili kandidon për veten e vetë, për popull asnjë nga këta. Po ju lutem këtyre që kanë në dorë fatet e këtij vendi, nëse i ka ngelur ndonjë gram, diçka njerëzore në trupin e tyre, që mos të bëjnë shaka me ambulancat, spitalet dhe farmacitë. ”, iu drejtuar telefonuesi-gazetarit Hoxha./abcnews.al