Qytetarëve amerikanë të lindur përgjatë kufirit me Meksikën u mohohen pasaportat

schedule15:54 - 30 Gusht, 2018

schedule 15:54 - 30 Gusht, 2018

Mediat amerikane denoncojnë raste kur administrata federale u ka mohuar qytetarëve amerikanë të lindur në kufirin me Meksikën, të drejtën për tu pajisur me pasaportë. Kjo sjellje e qeverisë së SHBA-ve, vjen si pasojë e dyshimeve se këta shtetas kanë marrë certifikatë lindjeje të rreme.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mohon pasaportat për qytetarët amerikanë të lindur përgjatë kufirit me Meksikën, duke vendosur në dyshim shtetësinë e tyre. Kështu raporton Uashington Post duke cituar rastin e Juan, i lindur 40 vite më parë në Broënsville në Teksas. Personi në fjalë ka kaluar jetën e tij duke veshur uniformat amerikane: fillimisht në ushtri, më pas në Patrullën e Kufirit dhe tani në një burg shtetëror. Në muajt e kaluar ka kërkuar rinovimin e pasaportës, por i është refuzuar.

Departamenti i Shtetit ka shfaqur dyshime për faktin që Juan është apo jo shtetas amerikan.

“Është njëri prej atyre që ka një certifikatë lindjeje amerikane, por të cilit i është mohuar pasaporta. Administrata e Donald Trump po akuzon dhjetëra dhe mijëra hispanikë në kufi se përdorin certifikata lindjeje të rreme që kur ishin fëmijë”, shkruan e përditshmja amerikane.

Departamenti i Shtetit replikoi duke shpjeguar që praktikat për pasaportat nuk kanë ndryshuar, por kufiri midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është “një zonë ku ka ende një numër të konsiderueshëm të mashtrimit në shtetësi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!