“Qytetarët të braktisur”, PD marshim kundër kancerit: E duam jetën, e duam veten tonë

schedule11:06 - 4 Shkurt, 2020

schedule 11:06 - 4 Shkurt, 2020

Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, Partia Demokratike i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me moton, “E duam jetën, e duam veten tonë” Partia Demokratike e ka nisur marshimin te “Piramida” duke i vetëdijësuar qytetarët që të bëjnë kontrollet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje.

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi gjatë fjalës së saj u shpreh se qeveria i ka braktisur qytetarët e saj.

“Qytetarët e Tiranës jetojnë në qytetin më të ndotur. Partia Demokratike vendsoi të qëndrojë në krah të qytetarë. Jemi sot këtu për ti vetëdijësuar të gjithë qytetarët që të reagojnë, të duan jetën, vetëm fëmijët dhe familjen”, u shpreh Vokshi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!