Qytetarët shqiptarët të “bllokuar” në Spanjë për shkak të koronavirusit, ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm

schedule11:08 - 23 Mars, 2020

schedule 11:08 - 23 Mars, 2020

Rastet e konfimruara me koronavirus në Spanjë janë rritur në mënyrë të frikshmë duke e bërë kështu vendin të dytin më të prekur nga Covid-19 në Spanjë.

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që mund të ndodhen në Spanjë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës.

Për shkak të gjendejes së emergjencës në Spanjë, të gjithë shtetasit e huaj që nuk do mund të kthehen në vendet e tyre të orgjinës, nuk do të sanksionohen për tejkalim afati qëndrimi.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.

Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu për këta qytetarë nuk do të ketë sanksione për tejkalim të afateve të qëndrimit.​

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!