Qytetarët që udhëtojnë me autobus të frikesuar nga koronavirusi, vendosim maska për t’u mbrojtur

schedule19:21 - 26 Shkurt, 2020

schedule 19:21 - 26 Shkurt, 2020

Në një kohë që në Itali rritet numri i viktimave dhe i të prekurve nga koronavirusi qytetarët shqiptarë kanë shtuar masat parandaluese.

Frika më e madhe është gjatë udhëtimit me autobus në kryeqytet .Shpesh herë autobusët janë të tejmbushur dhe mungon qarkullimi  i ajrit.Qytetarë  shpjegojnë se  ndjehen të frikësuar dhe mundohen që të marin masa mbrojtëse duke vendosur maska.

“Shumë keq, një erë shumë e rëndë. Kam katër ditë që mbaj maskë”, thotë një qytetar.

Por ka edhe nga ata qytetarë që kanë gjetur si masë mbrojtëse shallin duke shmangur blerjen e maskave të cilat kanë pësuar rritje çmimi e madje është e vështirë ti gjesh në farmaci.

Deri tani  në Shqipëri nuk është konfirmuar asnjë rast me Koronavirus ndërsa në të gjitha pikat kufitare janë marrë masa për të parandaluar personat e infektuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!