Pasditen e kësaj të diele, qytetarë në Tiranë kanë protestuar kundër pushtimit rus në Ukrainë, para ambasadës Ruse në Tiranë.
Me pankarta në duar dhe me flamurin e Ukrainës, protestuesit kanë bërë thirrje kundër luftës.
Ndërkohë, ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymir Shkurov u shpreh se lufta në Ukrainë duhet të ndalet, pasi duhet të mendojnë për të ardhmen paqësore të të gjithë Europës dhe më tej.
Sipas ambasadorit, deri më tani janë vrarë 16 fëmijë dhe Kievi është në zjarr.
“Sot nuk do të flas për njerëzit dhe jetë. Dua t’i drejtohem popullit shqiptar dhe të theksojmë se sot është një popull paqësor. Sot ato flasin për atë që mendojnë dhe ajo që mendojnë është paqja. Sot lufta duhet të ndalohet. Kievi është në zjarr. 16 fëmijë kanë vdekur në momentin që flasim. Dje një nga raketat ka rënë në një nga spitalet”, u shpreh ai./abcnews.al

