Qytetarët, pengje të mosmarrëveshjeve: Nuk rifillon transporti publik

schedule10:24 - 22 Qershor, 2020

schedule 10:24 - 22 Qershor, 2020

Transporti Publik vijon të jetë i mbyllur. Shoqatat e transportit refuzuan të hapen sot nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.

Për të folur për këtë situatë me mjaft interes për qytetarët ishte në studion e Abc News Rexhin Qoshja, kryetar i shoqatës së transportit qytetas.

Ai tha se janë ende në pamundësi për të filluar, ndërsa thekson se po ashtu nuk kanë as një urdhër nga qeveria.

Qoshja ritheksoi edhe njëherë se kërkesat e tyre duhet të plotësohen dhe se ata vetë duan të fillojnë punën.

“Ne jemi ende në pamundësi për të nisur. Ende nuk kemi një urdhër tjetër për të rifilluar.Transporti publik nuk është një domosdoshmëri si në vendet e tjera, por futet te qarkullimet e luksit. Jemi para faktit që transporti publik duhet të lëvizë më pak. Ne kemi kërkuar heqjen e akcizës.

Jemi të paaftë për të dhënë një përgjigje korrekte se kur mund të fillojmë. Pa u plotësuar pikat tona është e pamundur të rifillojmë.

Ne mezi presim të rifillojmë. Përveç punonjësve që janë pa punë ne do të përballemi edhe me problematika teknike, por janë operatorët që kanë detyrime në taksa, karshi bankave.

Ne nuk jemi shumë komodë të bëjmë protesta, duam të fillojmë punën. Vendimarrësit të lëvizin më shpejtë”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!