“Më duket se kam koronavirus…”: Qytetarët vijojnë të shkojnë fizikisht tek Infektivi

schedule09:52 - 17 Mars, 2020

schedule 09:52 - 17 Mars, 2020

Numri i personave të prekur me koronavirus është zyrtarisht 51 në Shqipëri, pasi u konfirmuan 9 raste të reja vetëm ditën e djeshme. Ndërkaq, gazetari Juxhin Mustafaraj në një lidhje direkte nga spitali Infektiv në Tiranë që është kthyer tashmë në karantinë, raporton se vijon papërgjegjshmëria e qytetarëve.

Siç shihet nga pamjet qytetarët të cilët kanë simptoma të ngjashme me Covid-19 vijojnë të shkojnë fizkisht pranë spitalit infektiv për të kërkuar ndihmë, duke u kthyer kështu në rrezik për shoqërinë por edhe për personelin.

Nga ana tjetër këtë mëngjes nuk ka patur paraqitje të ambulancave pranë spitalit me raste të dyshuara, por do të jetë ministria e Shëndetësisë ajo që do të japë të dhënat e fundit zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!