Nga Ema Shazivari
Edhe pse mbetet ende në fuqi gjobitja për mosmbajtjen e maskës, qytetarët kanë ulur vigjilencën. Një pjesë e madhe e tyre e përdorin maskën vetëm si aksesor për ti shpëtuar gjobës, ndërsa disa të tjerë nuk e kanë fare.
Edhe pse kanë pasur vdekje në familje si pasojë e Covid, nuk kanë frikë. “Jo nuk kemi frikë. Mua më ka vdekur dhëndri”, thotë një qytetare.
Ka dhe prej tyre, që maskën nuk e kanë mbajtur asnjëherë. “Jo. S’kam vënë maskë kurrë. Nuk kam frikë”, thotë qytetarja.
Por nuk mungojnë as qytetaret e kujdesshëm. “E mbaj gjithmonë maskën”, shprehet një prej tyre. Bëjnë dhe ironi me maskën. “Jemi trima nga Vlora”,thotë qytetari.
E hëna e parë e vitit 2021, ka sjellë një rritje të lehtë të urgjencave në spitalin infektiv. Për 2 orë janë paraqitur 7 autoambulanca. Në oborrin e këtij spitali familjarët, që shoqërojnë të afërmit qëndrojnë në pritje të informacioneve. Bazuar në të dhënat zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, thuajse gjysma e shtretërve në të 4 spitalet janë të lirë. /abcnews.al