Qytetarët nuk kursejnë për festa/ Për darkën e ndërrimit të viteve shpenzuan mesatarisht 25-30 mijë lekë

schedule15:14 - 2 Janar, 2024

schedule 15:14 - 2 Janar, 2024

Konsumi gjatë festave të fundvitit prek nivelet më të larta përgjatë gjithë vitit. Por sa kanë shpenzuar shqiptarët që zgjodhën të festojnë në shtëpi?

Nga një përllogaritje e vlerës së produkteve tradicionale që përdor një familje me të ardhura mesatare  me rreth 4 anëtarë,  në total shpenzimet arrijnë në 25-30 mijë lekë.

Nga një vëzhgim  i bërë  në kryeqytet qytetarët thonë se shpenzimet janë në varësi të mundësisë por në  tryezat e tyre nuk ka munguar ëmbëlsira tradicionale bakllavaja apo gjeli i detit.

Po ka edhe nga ata qytetarë kryesisht pensionistë që shpenzimet për festën e ndërrimit të viteve  ia kanë mbuluar fëmijët.

Por përtej kësaj ka edhe një sërë familjesh që kanë  zgjedhur të festojnë në restorante ku kanë shpenzuar më shumë apo kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë.

SHPENZIMET  KRYESORE PER VITIN E RI

Gjeli i detit               8 mije leke

Bakllava                         2 mije leke

Mish vici                        2 mije leke

Pije freskuese               3 mije leke

Pije alkoolike                   3 mije leke

Fruta dhe perime         5 mije leke

Djathë                               1 mije e 300

Proshute                        1 mije leke

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!