Qytetarët nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

schedule08:47 - 27 Gusht, 2022

schedule 08:47 - 27 Gusht, 2022

Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morine –Kukës, shkruan abcnews.al.

Radhët ende vazhdojnë në këtë segment. Mijëra qytetare nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë  po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet. Kujtojmë se në Morinë nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes se dy qeverive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!