Qytetarët intres të lartë për rivlerësimin e banesave, zbatimi ende peng i një udhëzimi

schedule17:37 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:37 - 3 Shkurt, 2020

Një muaj pasi ka hyrë në fuqi rivlerësimi i banesave ende nuk ka nisur të zbatohet. Agjentët imobiliarë shprehen se ka pasur fluks të qytettarëve që kanë kërkuar rivlerësimin e banesave falë të cilit do ti paguajnë shtetit vetëm 3 % tatim fitim.Lefter Sila shprehet se vonesa  ëshët e lidhur direkt me një udhëzim, i cili ende nuk është përgatitur nga institucionet përkatëse.

“Akoma nuk ka dalë udhëzimi që të përcaktojë kriteret e rivlerësimit. Në pritje të udhëzimit do të fillojë edhe rivlerësimi”, thotë ai.

Vështirësitë ekonomike duket se kanë shtyrë familjet  në kryeqytet drejt kërkesave të banesave të vogla me qira.lefter Sila shprehet se muajt e fundit ka kërkesa të shumta për banesa 1+1 dhe 2+1.

“Kjo rritje ekziston ngaqë pjesa më e madhe e kërkesës është për të tilla apartamente”, shprehet Sila.

Kjo tendencë ka çuar në rritjen e çmimit të qirave me rreth 15 %  si në periferi po ashtu edhe në qendër.

Qeveria miratoi bashkë me paketën fiskale 2020 procesin e rivlerësimit  nga i cili pritet të përfitojnë rreth 40 mijë qytetarë. Çdo qytetar që  do të shesë banesën e tij pasi do ti paguajë shtetit 3 % të tatim-fitimit dhe jo 15 % deri në fund të muajit shtator./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!