Pjesa më e madhe e qytetarëve në rrethe kryesore të vendit nuk janë sensibilizuar dhe izoluar nëpër shtëpi për të parandaluar prekjen nga koronavirusi. Edhe nëpër rrugë e Fierit duke qartë njerëz që qëndrojnë të grumbulluar.
E njëjta situatë vijon dhe në Shkodër ku qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar dhe nuk zbatojnë këshillat e dhëna nga organet kopetente për mbrjtje nga përhapja e koronavirusit.
Qytetarët vijon të qëndrojnë nëpër radhë në zyrat ku marrin shërbimet. E disa nga ta duket se nuk kanë ndjeshmërinë e mjaftueshme që të kujdesen.
“E dimë që duhet të rrimë në distancë por nuk kemi durim”, është shprehur një qytetar.
Gjithashtu në në Lezhë dhe në Sarandë duket se ndërgjegjësimi i qytetarëve për të reduktuar sa më shumë lëvizjet nuk është marrë parasysh nga qytetarët.
Mos respektimi i këshillave të eksperëtve duket qartë. Baret buzë detit në Sarandë janë plot e përplot me njerëz.
“Kemi evituar disa daljet por ambjenti këtu është i veçuar dhe ajër i pastër”.
Ndërsa në Dibër ka ende qytetarët që neglizhojnë të kujdesen për tu mbrojtur nga virusi i ri. Ata vijonë të qëndrojën në zyra për të marrë pensionet.
Një qytetar nga Dibra është shprehur se nuk ka frikë nga koronavirusi.
Edhe në Vlorë duket se banorët kanë shkuar në pikat e pagimit të faturave. Kurse në nëpër rrugë nuk ka shumë qarkullim.
Ndërkaq në Elbasan emigrantë janë grumbulluar tek zyra e tërheqjes së pasaportave po prej mbylljes së shërbimeve nuk i kanë marrë ato dhe shprehen të indinjuar.
Ndërkohë korçarët duken më të ndjeshëm pasi rrugët janë bosh dhe në këndet e lojrave sheh numër të kufizuar fëmijësh. Po bien në sy moshat e treta që luajnë pranë njëri tjetrit shah dhe domino. Duhet qartë që ata nuk kanë mjete mbrojtëse dhe as nuk mbajnë distancën e caktuar./abcnews.al