“Ne synojmë që bizneset tona ta kenë tregun më të lartë në bashkëpunim me vendet europiane”, ka deklaruar drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë në Kosovë, Zana Beqiri pas vendimit që qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në Europë.
Në një lidhje me Skype për “Money Report”, ajo ka thënë se është mirë që këtë vendim qytetarët mos ta keqpërdorin, duke u larguar nga vendi për punë.
Sipas Beqirit, qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të mos ulet numri i fuqisë punëtore.
“Viti i parë që mund të jetë problematik për sa i përket fuqisë punëtore, pasi një pjesë e qytetarëve do të qendrojnë te të afërmit dhe do të punojnë në vendet eurpiane. Prandaj ne arritëm një hap dhe është mirë të mos e keqpërdorim.
Qeveria duhet të marrë masa, presim një investim më të madh në sektorin privat. Duhet më shumë punë sidomos tani që dyert e Bashkimit Europian janë do të jenë të hapura.
Edhe ofertat duhet të jenë më të shumta dhe qeveria duhet të shoh më tepër nga partneriteti privat. Në plan afatgjatë, natyrisht që konsumi pritet të bjerë. Frika është e madhe që qytetarët e Kosovës të joshen dhe mos të kthehen”./abcnews.al