Nuk ka fund dhuna në Haiti ku bandat kanë marrë nën kontroll kryeqytetin dhe pjesën tjetër të vendit.
Ato pushtuan një pjesë të kryeqytetit Port-au-Prince që kishte qenë i sigurt deri më tani, plaçkitën shtëpi dhe më shumë se 10 trupa u gjetën në rrugë. Kombet e Bashkuara tërhoqën stafin e tyre, ashtu si edhe Kanadaja. Qytetarët po kalojnë në Republikën Domenikane në përpjekje për të gjetur ushqim dhe ilaçe.
“Ata na marrin gjithçka. Ne blejmë banane dhe nuk mund t’i kthejmë në vend, na marrin gjithçka në kufi, madje edhe orizin. Situata është shumë e vështirë”, u shpreh Jacquillius Lucas./abcnews.al