Qytetarët e Ballkanit, tarifa më të ulta komunikimi në BE: Firmoset marrëveshja për Roamingun

schedule10:04 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 10:04 - 6 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama mikpriti në sheshin “Italia” para stadiumit kombëtar, një e nga një lideret e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor në nisje të Samitit që po mbahet sot në Tiranë. I pari që mbërriti ishte Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian.

Ekspertët e vendeve të BE, kanë firmosur edhe marrëveshjen e parë, atë të “Roaming” që parashikon uljen e tarifave me Ballkanin Perëndimor. Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023.

“Uljen e tarifave nga 1 tetori 2023. Do tju kërkoj që të nënshkruhen kopjet e tyre.”

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit.

/abcnews.al/
+

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!