Qytetarë të ardhur nga Kroacia, konfirmohen dy rastet e para me Omicron në Shqipëri

schedule11:50 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 11:50 - 23 Dhjetor, 2021

Në vendin tonë janë konfirmuar dhe rastet e para të variantit më të ri të Covid, Omicron që është bërë kryefjala e ditëve të fundit në të gjithë botën.

Gazetarja Ema Shazivari bën me dije për abcnews.al se rastet e para janë dy qytetarë nga Tirana të cilët kishin ardhur nga Kroacia.

Ndërkohë paraditen e kësaj të enjte në mbledhjen e Komitetit të ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli bëri me dije se analizat e dërguara në Gjermani kanë identifikuar dhe rastet me Omicron në vendin tonë.

LEXO EDHE: Konfirmohet varianti Omicron në Shqipëri, zbulohen dy rastet e para

Ndërkaq sa i përket masave kufizuese në vendin tonë ato kanë ngelur të njëjta dhe natën e ndërrimit të viteve do të hiqet edhe ora policore.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se në 31 Dhjetor do të lejohet lëvizja e familjarëve që duan të festojnë pranë të afërmve të tyre duke respektuar masat e vendosura për shmangien e grumbullimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!