Banorët kanë shijuar rrezet e diellit ditën e sotme në oborrin e shtëpisë por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë Monika. Pasi u zhvesh teksa po bënte provën për ndarjen e kokrrave të kafesë, aktorja ka surprizuar sërish. Ajo ka improvizuar një fund dhe një shall në kokë ndërsa ka pozuar para kamerave.
Ndërsa banorët e kanë ngacmuar për pamjen e saj ekstravagante, Iliri duket i habitur nga veprimi i saj. Në një moment, balerini dëgjohet duke thënë: “Qyqja none”. Einxhel e ka ngacmuar aktoren duke i thënë se duket si një fallxhore. Aktorja ka pozuar para kamerave sikur po realizon një set fotografik.
View this post on Instagram