“QUINT”, takim urgjent me Osmanin/ Presidentja ambasadorëve: Po na cënojnë sigurinë kombëtare

schedule16:06 - 30 Nëntor, 2024

schedule 16:06 - 30 Nëntor, 2024

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT’it dhe ambasadorin e BE’së, për të diskutuar lidhur me sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ajo e ka cilësuar si sulm terrorist.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka theksuar para ambasadorëve “cenimin që i është bërë sigurisë kombëtare të Kosovës përmes sulmeve në infrastrukturën energjitike e cila eshte jetike per qytetaret.”.

“Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse ndaj  kësaj situate, dheme kete rast si Presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë  për menaxhimin dhe punën e bërë. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit”, thuhet në njoftim.

Ajo i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këë sulm dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor. Në vazhdim të ditës, Presidentja do t’i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend”, thuhet në fund të njoftimit./abcnews.al