“Qorrat që kanë mendjen tapë”, Shoqata e të verbërve paralajmëron Ramën: Do të padisim

schedule09:10 - 7 Prill, 2021

schedule 09:10 - 7 Prill, 2021

Disa ditë më parë, Shoqata e të verbërve në Shqipëri i është drejtuar me një letër kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në lidhjen me gjuhën denigruese të përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës, duke përdorur etiketimet “qorr” dhe “shurdh” për kundërshtarët e tij politikë.

Sot, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, kryetari i Shoqatës, Ardjan Hysa ka deklaruar se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Fatkeqësisht deri më sot që janë mbushur fiks një javë nga momenti i deklarimeve, ne nuk kemi marrë asgjë.

Edhe duam a nuk duam ne, ju falenderoj shumë se media është i vetmi aleat ndaj këtyre sjelljeve denigruese. Deri tani nuk kemi marr asnjë reagim, por ndoshta presim një reagim ndaj komisionerit pasi atij ja kemi dërguar, zotit Celibashi”, tha ai.

Më tej, Hysa ka treguar se të verbërit do të votojnë në zgjedhjet e 25 prill me një shoqërues, i cili do t’i ndihmojë.

Sakaq, ai ka paralajmëruar se në vazhdim do të ketë padi gjyqësore për kryeministrin Edi Rama.

Jo vetëm për të verbërit, por për shumë persona mungon infrastruktura zgjedhore. E gjitha kjo lloj sjellje, ju siguroj që nuk do t’i lërë të verbërit pa votuar. Sigurisht që ne do të shkojmë të votojmë, do të kemi shoqëruesin tonë. Do të kemi njerëzit që i kemi pranë shpirti dhe zemrës, dhe vota do t’i shkojë atij që e meriton.

Më duhet t’ju them që nuk do e lëmë me kaq vetëm me shkresa, do të ketë padi gjyqësore për kryeministrin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!