Qormemeti: Klubet po dëmtohen, Superiorja do i vuajë pasojat

schedule12:15 - 23 Prill, 2020

schedule 12:15 - 23 Prill, 2020

Kriza e pandemisë ka prekur edhe futbollin shqiptar, që për momentin është ndalur. Një problem madhor janë kontratat me futbollistët, që përfundojnë në fund të muajit qershor. FIFA do t’i njohë ato deri në fund të sezonit, por klubet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me futbollistët dhe klubet e tjera, në rast huazimesh.

Në lidhje me situatën e krijuar, menaxheri i njohur, Shkumbin Qormemeti, ka folu në lidhje me kontratë. “Situata aktuale e ka goditur shumë botën e futbollit. Është një problem i madhe për klubet dhe lojtarët, sidomos për ata që janë në kontratë deri këtë verë.

 

Në anën tjetër klubet kanë marrë përforcime, huazime, që t’i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre, fitimin e kampionatit apo mbijetesën. Duke parë zhvillimet e UEFA, nuk do të ketë ndonjë ndryshim, lojtari do të mbetet i lirë. Do humbin klubet. Ky është mendimi im personal”, shprehet Qormemet për Supersport.

Më pas ai flet edhe në lidhje me pagat e futbollistëve: “Në Itali, Francë apo Angli janë rrogat 200 mijë euro në muaj dhe është shumë normale dhe humane që klubet dhe lojtarët të kenë negociata për uljen e pagës. Në Shqipëri dihen pagat, lojtarët mundohen të mbajnë familjet, të jenë në një nivel profesional,por pagat janë të ulëta.

Unë do të mbaj edhe anën e klubeve, pasi duke ditur buxhetet e tyre, duke ditur se presidentët tanë japin edhe lekë nga xhepi për të mbajtur futbollin shqiptar, ndaj duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët me lojtarët. Mund të gjendet një zgjidhje, ndryshe do të vuajmë pasoja e kësaj pandemie në dy vitet e ardhshme”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!