“Qofte dhe mish të pjekur”/ Çfarë ushqimesh pëlqejnë turistët e huaj në Tiranë

schedule16:03 - 6 Maj, 2024

schedule 16:03 - 6 Maj, 2024

Përveç eksplorimit të bukurive tradicionale, gatimet tradicionale janë një nga preferencat kryesore të turistëve, si pjesë e përvojës së tyre gjatë qëndrimit në vendin tonë. Zona e Pazarit të Ri është një nga pikat kyçe, kur turistët, nuk ngurojnë të provojnë dhe shijojnë gatimet e vendit tonë.

Të huajat nga vendet e ndryshme të botës që vizitojnë Tiranën, nuk largohen pa provuar, qoftet dhe mishin e pjekur në zgarë, salcat e ndryshme dhe sallatat.

Për shumicën prej tyre vizitojnë Shqipërinë për herë të parë, ndërsa veç të tjerash, përshtypjet më pozitive i kanë për gatimet e vendit tonë, që ndryshojnë me ato të vendeve të tyre.

“Më pëlqen shumë ushqimi këtu. Jam nga Hungaria, por jetoj në Irlandë. Ushqimi është pak a shumë i ngjashëm me vendin tim. Tani jemi duke konsumuar mish pule, është shumë i shijshëm. Edhe djali i vogël po e shijon shumë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Tirana qytet i bukur, shumë energjik”.

“Ushqimi këtu shumë i mirë, tani po provojmë qoftet, janë të shijshme. Jam nga Anglia. Është hera ime e parë këtu, Kam ardhur në Shqipëri për shërbime dentare sepse këtu është më lirë se në Angli”.

“Është hera e parë në Shqipëri, eksperiencë e shkëlqyer. Ushqim shumë i mirë dhe i shijshëm, po i provojmë.  Çfarë është kjo?

Ne e quajmë qofte. Po kjo këtu? Suxhuk. Shumë të shijshme janë. Ne jemi nga Anglia, nga Manchesteri. Do të qendrojmë tre netë ne Shqipëri. Po na pëlqen shumë Shqipëria.

Thonë se në Shqipëri duan të provojnë gjithçka që është tradicionale, si mënyrë për të njohur më shumë vendin tonë.

“Preferojmë gjithmonë ushqime tradicionale. Ushqimi këtu ndryshon nga ai në vendin tim. Konsumohet shumë mish dhe është special”.

Jonid Sinanaj çdo ditë përgatit gatime të ndryshme, kryesisht ato të mishit, ndërsa klientët më të shumtë ka të huajt.

“Preferojnë qoftet, pancetet, mishra të ndryshëm në zgarë, tava dheu. Në këtë periudhë 80% janë të huaj”.

Përshtypjet që Jonidi merr nga turistët për ushqimin janë shumë pozitive, por ajo që i tërheq më shumë nuk është vetëm shija dhe cilësia.

“I pëlqejnë shumë, madje tërheqin edhe njëri tjetrin grupet për të ardhur dhe provuar. Janë shumë të kënaqur edhe me çmimet”.

Shqipëria pati vitin e kaluar një bum të madh turistik, ndërsa ky vit pritet të ketë shifra më të larta të të huajve që zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!