Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko, zhvilloi në takim me Kreun Këshillit të Lartë të prokurorisë, Alfred ABlla, në ambientet e institucionit që ai drejton.
Gjatë takimit Qirko dhe Balla diskutuan për vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu krerët e të dy institucioneve shkëmbyen mendime në lidhje me punën e kryer dhe sfidat në vazhdim, ndërsa ritheksuan vullnetin e vijimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të procesit të vettingut.
Qirko e uroi gjithashtu Ballën për detyrën e tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
/Abcnews.al/