Qirinj dhe lutje, mbyllet pelegrinazhi në Kishën e “Shna Ndout” në Laç

schedule10:57 - 13 Qershor, 2023

schedule 10:57 - 13 Qershor, 2023

LAÇ- Datat 12 dhe 13 qershor përkojnë me mbylljen e pelegrinazhit 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Një ditë më parë, mijëra besimtarë iu drejtuan vendit të shenjtë dhe kaluan natën bashkë me të afërmit të tyre.

Ata ndezën qirinj duke u lutur për më shumë shëndet dhe mbarësi për familjet e tyre. Përveç banorëve të zonave malore, të pranishëm në kishën e Laçit, kishte qytetarë nga qytete të tjera të vendit.

E veçanta e kësaj kishe është se vizitohet edhe nga qytetarë, të cilët nuk i përkasin besimit katolik. Shqipëria njihet tashmë si vendi me bashkëjetesën fetare dhe ngjarje të tilla kulmojnë kur vendet e shenjta bëjnë bashkë qytetarë të shumtë, pa marrë parasysh se cilit besim i përkasin ato/n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!