Qiratë e baneseve, mungesa e kontratave vë në vështirësi studentët

schedule19:22 - 21 Prill, 2020

schedule 19:22 - 21 Prill, 2020

Laurent Ymet po banon tek prindërit në Korçë, por megjithkëtë ai duhet të paguajë për shtëpinë që ka me qira në Tiranë të paktën për dy muaj.

Laurenti është student për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në vit të dytë Master dhe me nisjen e universitetit ai duhet të kthehet  sërish aty ku ka jetuar përpara shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Duhet të paguajmë qiranë, përndryshe duhet të marrim sendet tona personale, por kjo është e pamundur. Kur jemi në Tiranë edhe punojmë edhe skojmë në shkollë, në njëfarë mënyre mund të paguajmë një pjesë të qirasë vete. Në këtë situatë është një rëndesë për ne”, thotë ai.

Kjo situatë e ka vendosur në vështirësi financiare studentin e masterit, por ai nuk ka firmosur një kontratë me pronarin e banesës për të përfituar lehtësi nga vendimet e qeverisë.

Akti lë në hije pjesën e studentëve që nuk kanë një marrëveshje dhe pronarët e quajnë shtëpinë e zënë dhe i duan lekët. Të paktën dua të paguaj gjysmën e qirasë. Këtë do përpiqem ta bëj, por nuk e di sa do jetë e mundur”, shprehet studenti.

Në kushtet e Laurentit ndodhen rreth  87% e studentëve që banojnë me qira. Sipas një sondazhi të kryer nga Shoqëria civile vetëm 7% e të rinjve kanë arritur një marrëveshje për të anluar qiranë për kohën kur nuk kanë banuar në shtëpi.

Përballë kësaj situatë  studentët i bëjnë thirrje qeverisë të gjejë forma të tjëra për tu ardhur në ndihmë sikurse psh është sugjerimi i shoqërisë civile për ti rimbursuar përmes në bonusi prej 100 eurosh në muaj. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!