“Air Albania Stadium” është kthyer në një qendër spitalore për të vaksinuar popullatën, kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pa arritur një marrëveshje me FSHF për stadiumin, ka nisur vaksinimin.
Asnjë marrëveshje për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes së stadiumit, ndërkohë që FSHF tani kërkon që ministria të paguajë qiranë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për shifrat e larta, sikurse kur organizohen ndeshjet e futbollit. Ky lajm ka zgjuar Erion Braçen.
REAGIMI I ERION BRAÇES – Zëvendëskryeministri i vendit, përmes një postimi në “Instagram”, si zakonisht është kundërvënë dhe në shënjetër është Armand Duka, kreu i FSHF-së. “OOOOO ZOOOOOT! PERSERI TIRJA; LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!
Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjelle qeveria vaksinën! Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: DUM PARE, DUM PARE”, shkruan Braçe. /abcnews.al