Qipro mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

schedule18:39 - 5 Korrik, 2022

schedule 18:39 - 5 Korrik, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides.

Kurti foli për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ministri Kasoulides theksoi se Qipro dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën.

“Ai konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Kryeministri theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri ftesë Ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend.

Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti, në Tryezën e Rrumbullakët organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Gjatë qëndrimit të tij atje, kryeministri po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!