Qindra zjarre shpërthejnë në Kanada, humb jetën zjarrfikësi 19-vjeçar

schedule22:45 - 14 Korrik, 2023

schedule 22:45 - 14 Korrik, 2023

Një zjarrfikës 19-vjeçar ka humbur jetën për shkak të zjarreve në Kolumbinë Britanike, Kanada.

Sipas Sindikatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Kolumbisë Britanike, 19-vjeçari u vra të enjten vonë teksa po shuante një zjarr në qytetin Revelstoke, rreth 500 kilometra në verilindje të Vankuverit.

“Lajmi nga British Columbia se një zjarrfikës i cila luftoi me guxim zjarret ka humbur jetën është zemërthyese. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në këtë kohë të vështirë”, shkroi në Twitter kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Kanadaja po përjeton ndoshta zjarret më të këqija në historinë e saj dhe emetimet e grimcave kanë arritur nivele rekord.

Ushtria në Quebec

Në Quebec, ushtria është vendosur për të ndihmuar në evakuimin e komuniteteve në veri të asaj krahine, siç njoftoi Bill Blair, ministri përgjegjës për trajtimin e emergjencave.

Në British Columbia, rreth 2000 zjarrfikës po luftojnë me më shumë se 350 zjarre. Autoritetet kanë bërë thirrje për dërgimin e 1000 zjarrfikësve në zonë për të ndihmuar në përpjekjet. Që nga fillimi i vitit, vetëm në këtë krahinë janë djegur 12 milionë hektarë pyje.

Temperaturat e larta parashikohet të vazhdojnë në British Columbia. Situata është përkeqësuar nga mungesa e reshjeve, autoritetet vënë në dukje se thatësira ka arritur nivele “të paprecedentë” këtë vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!