Qindra trupa të pajetë gjenden në spitalin Al-Shifa pas tërheqjes së Izraelit

schedule14:13 - 9 Prill, 2024

schedule 14:13 - 9 Prill, 2024

Ekipet palestineze të mbrojtjes civile kanë nxjerrë trupat e 409 personave ga spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës dhe nga qyteti jugor Khan Yuunis, pas tërheqjes së forcave izraelite.

Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali Al-Shifa më 1 prill pas një bastisjeje dy-javore dhe nga Khan Younis më 7 prill, duke lënë pas një gjurmë masive shkatërrimi.

Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë pajisje dhe automjete të specializuara për të ndihmuar në kërkimin e viktimave nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, ku humbën jetën 1200 persona.

Mbi 33 mijë palestinezë janë vrarë që atëherë dhe rreth 76,000 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave kryesore.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) , e cila në janar nxori një vendim të përkohshëm që urdhëroi Tel Avivin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!