Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë shënuar 22 viktima nga COVID-19. Me shifrat e sotme numri i fataliteteve nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj ka shkuar në 6668 humbje jete.
Numri i rasteve të reja që u zbuluan ditën e sotme ishte 494 nga 3425 testime. Pjesa dërrmuese e rasteve është shënuar në Shkup, 231.
474 pacientë e kanë fituar betejën me sëmundjen pas infektimit. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 12087 raste aktive koronavirus./ Abcnews.al