Të paktën 74 persona kanë humbur jetën nga përplasjet mes palestinezëvedhe dhe izrealitëve. Mediat e huaja bëjnë me dije se mes viktimave janë 67 palestinezë në Gaza dhe 7 persona nga Izraeli.
Ndërkaq mbrëmjen e së mërkurës dhjetëra raketa janë hedhur nga militantët e Hamasit drejt Izraelit, pas vrasjes së komandantit dhe rrëzimit të një ndërtese shumëkatëshe në Gaza.
Përplasjet e përgjakshme që kanë nisur që të hënën ka bërë që OKB ta shpallë gjendjen “luftë në shkallë të plotë”.
Luftimet shpërthyen të hënën pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor, i cili kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.
Ndërkohë sipas raportit më të fundit nga autoritetet bëhet me dije se rreth 1,500 raketa janë hedhur nga Gaza në qytetet izraelite që në fillim të përplasjes. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 400 persona janë plagosur dhe 67 të tjerë kanë humbur jetën.
Ndërkohë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahuka thënë se qeveria do të përdorte të gjitha forcat e saj për të mbrojtur Izraelin nga armiqtë nga jashtë dhe trazirat nga brenda.
Por Autoriteti Palestinez dënoi “agresionin ushtarak” të Izraelit në një reagim, duke thënë se ishte “traumatizuar një popullsi tashmë të bllokuar prej dy milion njerëzve”.e.su./abcnews.al