Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Qindra kurthe me tela, shqiptari bën “gjëmën” në pyjet e Kozanit, arrestohet pas disa muajsh hetime

schedule22:11 - 27 Shtator, 2021

schedule 22:11 - 27 Shtator, 2021

Për muaj me radhë rojtarët e gjallesave të pyllit të Maqedonisë dhe Greqisë u përpoqën për të gjetur gjuetarin e paligjshëm që bën masakër duke vrarë derra, gica, dhelpra e drerë në Kozan,

Pas orëve të pafundme të vëzhgimit në Anthotopos, ata më në fund arritën të arrestojnë një shqiptar ndërsa ai ngrinte gjashtë kurthet me tela për të kapur kafshët e egra e më pas për ti vrarë.

Shqiptari, i cili punonte si bari me tufën e një fermeri grek, kishte me vete një sëpatë që u konfiskua dhe u dërgua te prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë në Kozan i cili e ndoqi penalisht për gjueti të paligjshme. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!