Rama replikon ndaj Bashës: Ju duhen kamërdare si “Tirja” apo përmbytja, por askush s’ju pret në breg

schedule13:54 - 15 Janar, 2021

schedule 13:54 - 15 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut demokrat i cili pak çaste më parë u shpreh se qindra e mijëra njerëz janë nën ujë nga përmbytjet. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se të vetmit që janë nën ujë janë, Sali Berisha, Ilir Meta, vetë Basha dhe Monika Kryemadhi.

Lexo edhe: Përmbytjet, Basha: E vetmja qeveri në botë që fatkeqësitë i sheh si mundësi për propagandë

Po ashtu, kreu i qeverisë shkruan se këta të fundit, duan ta bëjnë komardare “edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare!”

POSTIMI

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë?”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!