Mazhoranca zbut dënimet e parashikuara në Kodin Penal për ata që thyejnë karantinën gjatë sëmundjeve infektive. Kush thyen rregullat e karantinës dënohet gjobë, deri në 3 vjet burgim, më herët nuk ishte opsioni i gjobës, por vetëm burg deri në 5 vjet.
Në vendimin e kësaj të marte në komisionin e ligjeve është vendosur që dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet maksimumi i propozuar zbret në 5 vjet.
Por nëse virusi i shpërndarë dëmton rëndë jetën e njeriut apo shkakton vdekjen e tjetrit, dënimet do të vijojnë të jenë 10 dhe 15 vjet burg.
Ashpërsimet në Kodin Penal, diskutimi dhe miratimi në Komisionin e Ligjeve”
Edlira Bode, deptuete e PS, mjeke është shprehur se masat ndërshkimore duhet të jenë propocionale me masat e shkelura dhe pasojat.
“Masat ndëshkimore do të jenë propocionale me masat e shkelura dhe pasojat. Kam dëgjuar mjaft kritika nga dita e prezantimit, kryesisht se do shkelnin të drejtat e njeriut. Përkunrazi, mbrojnë jetën dhe shëndetin dhe nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë. Nuk kam pasur asnjëherë propozimin që ky është varianti ideal”, tha Bode.
Ndërkohë deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi, ka theksuar se ndryshimet duhet të ishin bërë që në 2016 sipas saj virusi nuk mbaron me liberalizimin e masave.
“Ne duhet ta kishim bërë këtë ndryshim që në vitin 2016. Ky nuk është një virus që mbaron kur të liberalizojmë masat. Që të dalim e të rifillojmë vetëm pa u riskuar nga ata që u bëjnë karshillëk insttiucioneve duhet të ketë ndëshkime penale”.
Nuk kemi në Kodin tonë Penal asnjë nen për shpërndarjen e virueseve e baktereve. Ka një lapsus në propozimin e zonjës Bode, është korrigjuar dhe do ketë vetëm një dënim.
Ja ligji i ri:
KREU VIII,
SEKSIONI III
VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE
Neni X
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë epidemisë ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore
Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhërat ose vendimet e nxjerra nga organet shtetërore gjatë epidemisë ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore,kur është dhënë më parë masë administrative, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin e detyrueshëm apo shkelja e rregullave të karantinës ose izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Neni XY
Përhapja e sëmundjeve infektive
Moszbatimi apo kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhrat apo vendimet e organeve shtetërore që kanë të bëjnë me parandalimin apo luftimin e sëmundjeve infektive, kur ka shkaktuar përhapjen e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin te njerëzit, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Kur kjo vepër, ka shkaktuar vdekjen e një ose më shumë personave, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet./abcnews.al