Sipas mediave italiane Mateo Salvini dhe Luigi Di Maio kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare për krijimin e koalicionit qeverisës në vend. Madje është rënë dakord dhe për emrin e kryeministrit, i cili do i dorëzohet gjatë ditës presidentit të vendit Sergio Matarella.
Vijojnë bisedimet në Itali mes liderit të Legës, Mateo Salvini dhe kreut politik të Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio. Tema kryesore dhe e vetmja që nuk është zgjidhur ende është emri i kryeministrit të ri të vendit. Por megjithatë mediat italiane shkruajnë se është vendosur se cili do të drejtojë koalicionin e ri qeverisës.
Janë burime nga Lëvizja 5 Yjet që konfirmojnë se të dyja forcat politike e kanë gjetur marrëveshjen për emrin e kryeministrit dhe pritet që propozimi të dërgohet në presidencë.
Forza Italia e Silvio Berlusconit, në një deklaratë për media konfirmoi se do të mbështesë koalicionin e ri qeverisës me shpresën se do të dijë të çojë vendin përpara pas 70 vitesh bllokimi.
Edhe një ish-bashkëpunëtor i Lëvizjes 5 Yjet konfirmoi në një intervistë radiofonike se emri është gjetur dhe brenda ditës do t’i dorëzohet presidentit Matarella./abcnews.al