Qeveria vendos të indeksojë çmimin e barnave

schedule16:26 - 28 Shkurt, 2019

schedule 16:26 - 28 Shkurt, 2019

Qeveria ka vendosur të indeksojë çmimin e barnave. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila bëri të ditur vendimin dhe deklaroi se ai do hyjë në fuqi nga data 1 Mars.

“Vendimi i Qeverisë për  indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 mln dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas”. 

 Aktualisht përfitojnë barna pa pagese sipas ministres së Shëndetësisë rreth 498 mije qytetare. Ndërkohë përfitimet nga skema e rimbursimit premtoi Manastirliu do të rriten nga marrëveshjet që priten të lidhen.

“Siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me Herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posatshme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme, për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjeve kronike dhe tumorale”. 

Vendimi i qeverise hyn në fuqi më 1 Mars ndërkohë që të gjithë subjektet farmaceutike të cilat kanë kontrate me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë janë njoftuar për të marrë masat me qellim reflektimin e çmimeve të reja për barnat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!