Qeveria spanjolle shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid

schedule14:20 - 9 Tetor, 2020

schedule 14:20 - 9 Tetor, 2020

Qeveria Spanjolle ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në Madrid, për të parandaluar rastet në rritje të koronavirusit.

Kjo vjen ndërsa gjykata e lartë në Madrid refuzoi të enjten masat e detyruara në rajon nga qeveria qendrore, të cilat përfshinin bllokimin e pjesshëm të kryeqytetit spanjoll dhe nëntë komunave fqinje.

Gjykata “refuzoi ratifikimin (e masave), sepse ato dëmtuan të drejtat dhe liritë themelore” të 4.5 milion banorëve të prekur nga bllokimi i pjesshëm, i cili hyri në fuqi të premten në mbrëmje, tha gjykata në një deklaratë.

Po ashtu autoritete të qendrës së djathtë kanë kundërshtuar masat e qeverisë duke shtuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e domosdoshme.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në Madrid Enrique Ruiz Escudero  deklaroi se masat e vendosa kanë dhënë rezultatet pozitive për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!