Qeveria shpalli 3 ditë zie, shkon në 95 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Spanjë

schedule07:33 - 31 Tetor, 2024

schedule 07:33 - 31 Tetor, 2024

Përmbytjet kanë paralizuar Spanjën. Numri i viktimave ka shkuar në 95. Ndërsa vendi është zhytur në ujë e baltë.

Autoritet frikësohen se në orët në vijim numri i viktimave mund të rritet. Guvernatori i Valensias Carlos Mazon është akuzuar si përgjegjës për mos marrjen e masave parandaluese të kësaj katastrofe.

Numri i personave të zhdukur ende nuk dihet. Autostrada për në Alicante është e bllokuar me mijëra makina dhe kamionë të përmbysur.

Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare nga e enjtja deri të shtunën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!