Lumi i fundit i egër në Evropë, Vjosa është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar. Vendimin e marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave e bëri me dije ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 hektarë.
“Kemi sot vendimin përfundimtar që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si Park Natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënsh, Shushicës bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Europë.”, tha Kumbaro./abcnews.al