Në një deklaratë për mediat qeveria serbe në Beograd ka bërë të ditur se sekretari i përgjitshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur se për OKB-në Kosova nuk është një shtet.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në selinë e OKB-së në Nju Jork. Gjatë takimit Guterres deklaroi se për OKB-në Kosova nuk është një shtet. Lajmi është konfirmuar nga qeverisa serbe me anë të një deklarate për shtyp. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjithashtu theksoi se ai mbështet një marrëveshje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës.
Brnabiç u shpreh se Serbia mbështet vizionin dhe misionin e OKB-së dhe se është në interesin e vendit të saj që misioni i Kombeve të bashkuara në Kosovë, UNMIK të qëndrojë atje me një numër jo të reduktuar forcash dhe pa nëj ndryshim mandate
Guterres nga ana e tij konfirmoi se UNMIK do të qëndrojë në Kosovë. Gjatë takimit ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili e ftoi Guterres në Serbi./abcnews.al