Qeveria e Serbisë ka përkrahur Presidentin Aleksandër Vuçiç, pas deklaratës së tij se do të luftojë kundër mbajtjes së konfliktit të ngrirë me Kosovën.
“Serbia duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar konflikte të reja me autoritetet e Prishtinës. Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mbështetjen e ministrave të Qeverisë së Serbisë, sepse, siç thonë ata, në këtë kohë nuk iu duhen konfliktet dhe një luftë për Kosovën”, shkruan gazeta serbe Kurir, duke cituar zyrtarë të ekzekutivit të Beogradit.
Ndërkohë, Presidenti serb është shprehur më herët se do të luftojë për të shmangur çdo konflikt të ri me Kosovën si dhe të gjejë një zgjidhje për normalizimin e plotë të mardhënieve./abcnews.al