“Qeveria Rama 3 diabet’”, Bujar Kapexhiu zbulon se ka miq 5 “kokat e politikës”

schedule13:13 - 23 Shtator, 2021

schedule 13:13 - 23 Shtator, 2021

Situata politike e krijuar së fundmi në vendin tonë është një ndër çështjet që është diskutuar këtë të enjte në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Ndryshe nga panelet e tjera, artistët kanë qenë personat që kanë komentuar situatën politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Regjisori Bujar kapexhiu është shprehur se politika në vendin tonë vijon të jetë sa gazmore aq dhe e trishtueshme. Sipas tij çdo fitore është e ëmbël, por e çuditshme është si nuk janë vel akoma këto.

Opinioni është i lodhur po ne që na ke ftuar nuk jemi të lodhur? politika jonë vijon të jetë e habitshme, sa gazmore po aq dhe e trishtueshme, në këtë këndvështrim s’duhet të marrin pjesë vetëm humoristët. 5 miqtë e mi më të mirë janë Sali Berisha, Lulzim Basha, Erion Veliaj, Ilir Meta dhe Edi Rama unë rri me ta përditë. Konfliktualiteti është i jashtëzakonshëm, unë kam dërguar dhe një mesazh, mandati i tyre të është i ëmbël, çdo ardhje në pushtet është ëmbëlsirë, po si nuk velen me këtë. Ndjehet një lloj ndryshimi po të shikoni tonet janë më të ulëta më të qeta.

E morën me vjedhje dhe me politikë ato janë fitimtarë. Duhet që të njihet veçantia artistike e Ramës që do më bërë diçka për të rënë në sy. Fakti që vendosi 12 femra është anë artistike e tij, për të qenë i veçantë, pasi dhe shtypi i shkruar mund të shkruajë një gjë të tillë. Ka dhe gra që janë profesioniste dhe kanë bërë arritje, por midis tyre ka dhe emra që janë të padëgjuara kurrë dhe dalin që flasin bëjnë gafa”, ka thënë ai.

Aktori Edmond Budina  është shprehur se Edi Rama së fundmi po kërkon që të bëjë edhe emërimet brenda opozitës. Sipas tij është e patolerueshme që të huajt të vijnë dhe të bëjnë ligjin në vendin tonë.

“Rama kërkon që të emërojë opozitën, për këtë fajin e kanë demokratët, kushdo qofshin ato, Berisha, Basha apo të tjerët që thonë se janë për atdheun por që do ishin më të besueshëm nëse do të thoshin se janë dhe për interesa personale. Kjo histori ka filluar që me 17 maj. Unë jam kundër që të vijë amerikanka kushdo qoftë që të na vendosë ligjet këtë këtu dhe atë atje, të vijë një i huaj në parti të të kërcënojë e të të bëjë është e patolerueshme. Basha duhet çuar për kallzim penal, të gjithë e kanë dorën në çorbë, nga shkundja do të ndodhë diçka, jam dakord me autokritikën e Berishës por në kongres nuk kishte një gjë t tillë, atje vetëm Rama i kishte fajet, po këto ku i kanë. Ato duhet të kishin një platformë të qartë, për të treguar se çfarë do të bëhet, secili del me interesat e veta dhe i fituari është Rama me tallavanë e vet.  Qeveria kur doli nga presidenca më kujtuan revolucionin kinez. Gratë në qeveri janë ca kukulla, do të isha e fyer nëse do më vënë në qeveri vetëm se jam grua, por se e meritoj”, ka thënë Budina.

Ndërkohë gazetari Erion Kristo është shprehur ndër të tjera se kjo qeveri nuk e ka të gjatë, sipas tij mandati i tretë i qeverisë Rama është diabet.

Politika është ulur te freni i dorës. Berisha dhe Basha në mundje “sumo” në një mundje të zhveshur lakuriq me njëri tjetrin. Ky mandati i tretë është si me diabet, nuk mendoj se do të zgjasë shumë si qeverisje. Zjarri është ndezur dhe mund të djegë këdo, do të jetë një periudhë e bukur pasi dhe Berisha ka hapur dosjet, dhe po nxjerr raketa ka filluar kthjellimi dhe jo turbullimi”, ka thënë Kristo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!