Qeveria planifikon 1.7 miliardë euro për rrugët

schedule17:45 - 30 Tetor, 2018

schedule 17:45 - 30 Tetor, 2018

Qeveria ka planifikuar 1.7 miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore. Deri në vitin 2021 janë parashikuar të mbyllen disa akse kombëtare dhe segmente rrugore të rëndësishme.

Në mandatin e parë nuk i kishte prioritet, por në të dytin qeveria Rama ka vendosur të investojë 1.7 miliardë euro deri në vitin 2021. Nga këto 445 milionë euro financohen nga shteti, ndërsa 1.23 miliardë euro nga kompanitë koncensionare. Në tre vitet në vazhdim është parashikuar të përfundojnë pesë akset rrugore kombëtare nëpërmjet partneritetit publik-privat, në kuadër të programit “1 Miliard”:

Rruga e Arbrit
Thumanë–Vorë–Kashar
Kashar–Rrogozhinë
Milot–Balldren
Orikum–Dukat

Përveç akseve kombëtare do të vazhdojnë të financohen akset rrugore:

Kardhiq–Delvinë,
Fushë Krujë-Milot-Morinë
Qafë Thanë-Lin-Pogradec

Unaza Verilindore e Tiranës dhe një sërë aksesh të tjera. Qëllimi sipas kryeministrit Edi Rama është ndërtimi i këtyre rrugëve me standarte evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!