Mazhoranca socialiste nuk u tërhoq as në Komisionin e Medias, duke rrëzuar presidentin e Republikës, dhe duke mos pranuar që paketa anti-shpifje të korrigjohej.
Bledar Dervishaj, Këshilltar ligjor i Presidentit, kërkoi që dekreti të pranohej, tashmë që Këshilli i Evropës e ka dërguar këtë çështje në Komisionin e Venecias.
Ministrja e Drejtësisë, tha se nëse Venecia do të ketë vërejtje, atëherë ligji do të përmirësohet më pas.
Prezenca e Etilda Gjonajt u shoqërua me debate me kryetaren e komisionit, Fatjona Dhimitri.
Dy dekretet e Metës për paketën anti-shpifje, pritet të miratohen në parlament javën e ardhshme./abcnews.al