Qeveria ndihmon fasonët/ Prençe: Reagim i shpejtë dhe kjo mbron sektorin

schedule14:32 - 23 Shkurt, 2024

schedule 14:32 - 23 Shkurt, 2024

SHQIPËRI- Qeveria shqiptare për ta ndihmuar në përballimin e kostos, ka vendosur që sektorit fason t’i japë një mbështetje financiare në vlerën e 4 miliardë lekëve.

Përmes këtij akti normativ, qeveria synon t’i vijë në ndihmë dhe t’i krijojë kushtet e nevojshme sektorit fason, me instrumentin e Garancisë së re Shtetërore dukë përmirësuar proceset teknologjike dhe rritjen produktivitetit.

Përfaqësuesi i industrisë Fason, Ervin Prençe, në intervistë për “Money Report” tha se ky hap i qeverisë duhet përshëndetur pasi e çliron sektorin dhe e bën  atë më operues në treg.

Ai shtoi se kjo masë e shpejtë, e cila është marrë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve që operojnë në këtë sektor është shumë premtuese.

“Duhet përshëndetur. Qeveria bëri një reagim të shpejtë. Është një hap që mbron këtë sektor. Ky sektor ka vuajtur për mungesë të theksuar të likuiditetit. Paketa do të shkojë për investime në makineri dhe në overdraft” tha ai.

Ai shtoi se aktivizimi i paketës pritet nga muaji prill, kurse efektet do mund të ndodhen gjatë tetorit.

“Aktivizimi i kësaj pakete pritet në muajin prill dhe efektet do të jenë pas muajit tetor. Duke pasur këtë aftësi, por edhe me eksperiencën 30-vjeçare dhe promovimi drejt tregjeve të reja na bën më të konkurrueshëm”, u shpreh ai.

Më tej, Prençe u shpreh se krahu i i lirë i punës nuk duhet promovuar më, por ka ardhur koha, që industria të dalë më prodhim “Made in Albania”. Kjo shtoi ai do ta bëjë sektorin më operues dhe konkurrues në treg.

“Shqipëria nuk duhet të shihet më si krah i lirë pune, por si një vend që prodhon. Jam i bindur se do kemi ditë më të mira”, theksoi përfaqësuesi i sektorit fason/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!