Qeveria miraton paketën: Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë

schedule09:36 - 22 Shtator, 2022

schedule 09:36 - 22 Shtator, 2022

Qeveria ka miratuar paketën e mbështetjes ekonomike për të përballuar krizën ekonomike. Ministrja e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga kjo paketë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu dha detaje për vendimet që u morën.

Nga 1 Tetori gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të marrin dyfish mbështetje ekonomike. Për personat me aftësi të kufizuar parashikohet një rritje e mbështetjes me 1 mijë lekë të reja për përballuar çmimin e energjisë elektrike. Pjesë e kësaj pakete janë gjithashtu edhe personat mbi 65 vjeç që nuk marrin pension.

“Kemi miratuar disa vendime, përcaktohet se nga 1 tetori rritet me 10 % ndihma ekonomie për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Nga 1 tetor dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë.

 Për sa i përket familjeve që janë përfituese në tre plus fëmijë kemi bërë dyfishimin nga janari. Kemi dyfishaur pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension, plus 65 vjeç.

Dua të ndalem në këtë mbështetje. Janë mbi 64 mijë që do të përfitojnë nga këto masa. Është mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Pas indeksimit me 7.5% për programin e pagesave të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar. Janë 90 mijë që u është indeksuar masa e mbështetjes. Një tjetër vendim sot është marrë në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike për personat që kanë status të aftësisë së kufizuar të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë. Kjo masë shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona”, tha Manastirliu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!