Qeveria merr vendim: Pagesë për ndjekjen e kurseve profesionale

schedule17:07 - 21 Mars, 2018

schedule 17:07 - 21 Mars, 2018

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama zyrtarizoi deklaratat që ka bërë së fundi, se qeveria ofron trajnim në qendrat profesionale dhe një shpërblim prej 55 mijë lekësh të vjetra, gjatë periudhës së trajnimit.

Në vendimin e zbardhur në faqjen zyrtare të kryeministrisë, sqarohet se punëkërkuesit e papunë, të cilëve u është ofruar dhe kanë pranuar të marrin pjesë në një kurs të formimit profesional, mund të përfitojnë një pagesë pjesëmarrjeje në kurs, në masën 50% të të ardhurës nga papunësia, me kusht që ata të mos përfitojnë gjatë kësaj periudhe ndihmën ekonomike, ose pagesën e papunësisë. Pagesa jepet për ndjekjen vetëm të një kursi, gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij. Programi do të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2018 dhe kohëzgjatja e tij do të jetë pesë vjet./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!