Qeveria ka marë një tjetër kredi prej 49 mln dollarësh për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë.Ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se kredia e marë është me terma shumë të favorshme në një kohë që jemi në krizë ekonomike.Kjo rrugë pritet tu shërbej rreth 600 mijë banorëve në këto zona.
49 mln dollarë është kredia e marë nga qeveria shqiptare për të përfunduar rrugën Qukës -Qafë Plloçë. Ky segment me një gjatësi prej 43 km ka nisur të ndërtohet që në vitin 2009 dhe për shkak të ndryshimit të projektit ende nuk ka përfunduar.
Ministrja e financave Delina Ibrahimaj ka nënshkruar marrëveshjen me fondin saudit për marrjen e kësaj kredie ndërsa theksoi se kjo rrugë do të shkurtojë udhëtimin nga Tiranë në juglindje të vendit.
Drejtori i fondit Fondit Arab të Zhvillimit theksoi se ky fond i dhënë do t’i vijë në ndihmë rreth 600 mijë banorëve të këtyre zonave.
“Kam pasur nderin të nënshkruaj kredinë për rrugën Tiranë-Elbasan me një vlerë totale 49 mln dollarë si një kredi shtesë e dhënë nga fondi saudit për zhvillim. Ne e kemi financuar këtë projekt më parë me vlerë 25 mln dollarësh. Kjo marrëveshje synon përfundimin e projektit. Rruga është me gjatësi 43 km dhe përfitojnë prej saj rreth 600 mijë banorë duke përmirësuar cilësinë e transportit apo sigurinë rrugore”, tha ministrja.
Segmenti prej 43 kilometrash i rrugës, Qukës Qafë-Plloçë është parashikon të ulë me rreth 45 minuta kohëzgjatjen e udhëtimit nga Tirana në juglindje. /abcnews.al