Qeveria: MEK shkeli marrëveshjen. Policia: Hasëm rezistencë, po hetojmë për të vdekurin

schedule12:48 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:48 - 20 Qershor, 2023

Policia shqiptare zhvilloi sot paradite një operacion të madh në Manëz të Durrësit aty ku po strehohen muxhahedinët, duke sekuestruar kompiutera dhe pajisje të tjera elektronike.

Me urdhër të SPAK dhe me konfirmim të gjykatës speciale, janë urdhëruar 70 urdhër arreste, pasi autoritetet shqiptare kishin informacion se opozitarët iranianë po kryenin sulme kibernetike mbi qeverinë e tyre.

Por vajtja e policisë në Kampin e MEK, ka shkaktuar reagimin e muxhahedinëve. Rezistenca e anëtarëve të MEK ka bërë që policia të kundërveprojë me gaz lostjellës.

Muxhahedinët pretendojnë se të paktën 1 prej tyre ka vdekur gjatë përplasjes me policinë.

Por qeveria shqiptare mohon që të Policia të ketë vrarë dikë, duke lënë të hapura verifikimet.

Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.

Qeveria shqiptare thekëson se muxhahedinët kanë thyer marrëveshjen e strehimit në Shqipëri, duke lënë të kuptohet se ata kryenin edhe aktivitet politik.

Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen.

Muxhahedinët e parë kanë ardhur në Shqipëri në kohën e qeverisë Berisha, në vitin 2012 si një marrëveshje me qeverinë amerikane. Edhe Edi Rama e mbështeti nismën, dhe gjatë mandatit të tij të parë, numri i opozitarëve iranianë që erdhën në vendin tonë, u shtua në së paku 3 mijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!