Qeveria mbyll “Wisdom”, e detyron kolegjin të kthejë detyrimet ndaj studentëve

schedule18:19 - 25 Shtator, 2024

schedule 18:19 - 25 Shtator, 2024

Qeveria mbylli veprimtarinë e kolegjit universitar ‘Wisdom’ në Tiranë pas skandalit me shitjen e diplomave dhe certifikatave false për të rinjtë ne Itali. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave.

Vendimi vjen pas analizës së rezultateve të kontrollit të ushtruar nga ministria e arsimit në këtë institucion për veprimtarinë në vitin 2023-2024.

Pas këtij vendimi të qeverisë Kolegji Wisdom detyrohet të mbyllë të gjithë detyrimet lidhur me veprimtarinë akademike, të pergatisë brenda 30 ditësh dosjet për transferimin e studimeve për cdo student që nuk ka përfunduar programin përkatës si dhe të kthejë pagesat për cdo student që nuk ka përfunduar studimet si dhe cdo detyrim tjetër të papërmbushur ndaj tyre.

Disa ditë me parë ky institucion i arsimit të larte ne Tirane u vu në fokus të skandalit të shitjes se diplomave në Itali, kundrejt çmimit 7000-10.000 euro për diplomë. Në vendin fqinj ka nisur një hetim për këtë cështje, ndërsa me urdhër të prokurorisë janë arrestuar administratori dhe pronari Italian i kolegjit Wisdom si dhe 7 persona të tjerë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!